Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se në dy raste të ndara në Istog kanë gjetur dhe konfiskuar drogë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në rastin e parë policia ka gjetur 17 paketime me substancë narkotike, ndërsa në rastin e dytë është gjetur një qese me narkotikë e dyshuar që është e llojit mariuhanë.
“Istog / 18.06.2025 – 14:20. Raportohet se gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 4 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedural hetimore”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
“Istog / 22.06.2025 – 16:45. Raportohet se gjatë kontrollit në një objekt është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 3.2 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/