Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00, raporton Gazeta Enigma.
Kjo shënon përpjekjen e 38-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni.
Kurse dje Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.
Në publikimin e aktgjykimit për kërkesën e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës për çështjen e kalimit të votimit për kryetar të Kuvendit nga votimi i hapur në të mbyllur, Kushtetuesja ka konstatuar po ashtu që seanca e nisur më 15 prill e vazhdimi i saj deri tash nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën.