Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka folur pas takimit që zgjati dy orë me presidenten Vjosa Osmani, por nuk ka dhënë detaje për zgjidhjet e kompromiset që u propozuan nga partia e tij, shkruan Gazeta Enigma.
Ai theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet para 30 ditëshit të theksuar nga Kushtetuesja.
“Porsa e përfunduam takimin me Presidenten Osmani. Në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, afatet po rrjedhin dhe në javën e fundit të korrikut duhet ta kemi konstituimin e legjislaturës së nëntë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, dhe gjithashtu me idenë e koncensusit ta realizojmë këtë gjë, që të kalojmë pastaj tek formimi i Qeverisë së re”, tha Kurti pas takimit.
I pari i Qeverisë në detyrë tha se për “progres janë të interesuar të gjithë”, teksa shtoi se për këtë duhet të gjindet rrugëdalja.
“Diskutuam gjërë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash Presidentjqa do ketë takime edhem e partitë e tjera dhe në fund do të shkohim se sa kemi bërë përparim. Duhet ti japim shancën edhe takimeve të tjera dhe në fund ta shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar të gjithë”, tha ai. / Gazeta Enigma/
Kurti fjalëpak pas takimit me Osmanin: Afatet po rrjedhin për konstituimin e Kuvendit
