Gjendet pa shenja jete një grua

Gjendet pa shenja jete një grua

Një grua rreth 80 vjeçe është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Imzot Nikprelaj”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e kryeqytetit, Agron Borovci.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht  policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, yha Borovci.

Related Articles