Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 12 mijë e 927 persona kundër Covid-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërsa, dozën e dytë të vaksinës deri më tani e kanë marrë 93 mijë e 551 qytetarë.
E, që nga koha kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit gjithsej vaksinën kundër Covid-19 e kanë marrë 233 mijë e 177 qytetarë.