Kadriaj: Kurti, strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve bashkë me kabinetin e tij

Kadriaj: Kurti, strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve bashkë me kabinetin e tij

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka krikuar ashpër partinë në pushtet LVV-në, në seancën e improvizuar nga partia e saj dhe LDK, e PDK, raporton Gazeta Enigma.

“Deputetët e frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje me britmat e tyre po e pengojnë edhe atë pak fjalë që po na lë kryesuesi i Kuvendit, dhe neve nuk na ka mbetur tjetër pos të drejtohemi përmes medieve”, tha ajo.

“Albin Kurti është strumbullari i korrupsionit e i keqpërdorimeve bashkë me kabinetin e tij qeveritar”, shtoi ajo ndër të tjera.

“Albin Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, një prej premtimeve që ka marr më së shumti mbështetje ka qenë se do t’i luftonte oligarkët, ndërsa sot çfarë po bën kjo qeveri dhe kjo parti? A është oligark Martin Berisha? Ambasadori i Kosovës në Kroaci, i akuzuar së fundmi nga zyra e prokurorit në Slloveni, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës nga një zyrtar” dhe abuzimi me miliona euro. A kemi pasur kritike dhe shkarkim të këtij drejtori? Jo, s’kemi pasë, sepse është shok i Albin Kurtit dhe jo që s’është sulmuar, por është mbrojt”.

Kadrijaj përmendi edhe, siç i quan ajo, skandalet e Nagip Krasniqit, Dejohna Mihalit, Ridvan Muharremit, Rozeta Hajdarit e Driton Dalipit.

Related Articles