Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” i Gjykatës Speciale ka njoftuar se më n 16 korrik do të publikojë vendimin në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse.
Ky mocion synon rrëzimin disa pjesëve të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së më 12 qershor kanë dorëzuar mocionin, kurse kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.
Seanca në të cilën do të shqyrtohet ky mocion do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit.