Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të sërishëm të seancës së Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
Në kërkim të një zgjidhjeje për bllokadën aktuale, Limaj ka thënë se këtë javë do të takohet me Kurtin.
“Besoj gjatë kësaj jave do takohemi. Jemi të interesuar që të gjendet një zgjidhje se me të vërtetë është bërë e tepërt. Duhet parë mundësitë nga ai dhe nga ne që të dilet nga kjo situatë”, tha ai. / Gazeta Enigma.
“Gjatë javës do takohemi” – Limaj flet për mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin
