Dy të arrestuar pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

Dy të arrestuar pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ata janë ndaluar për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të njëjtëve do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim. 

Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. / Gazeta Enigma.

Related Articles