Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka folur sot për takimin me Fatmir Limajn e Nismas Socialdemokrate, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se ende nuk ka diçka konkrete, por theksoi se ai vet “i ka shprehur gadishmëri për bashkëqeverisje” Limajt.
“Me Fatmir Limajn kemi pasur takim, me ç’rast biseduam zhvillimet politike, LVV dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nisman. Kam bërë edhe ofertë konkrete për Nismën në mënytë që gjithçja të përmbyllet sa më shpejtë. Mirëpo kur këto bisedime të kenë rezltate finale mund të flasim”, tha ai.