Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë, Kurti: Policia është sulmuar shpesh, por gjithnjë doli fitimtare

Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë, Kurti: Policia është sulmuar shpesh, por gjithnjë doli fitimtare

Për nder të ditës memoriale të policëve të rënë në detyrë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, i cili është në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Me këtë rast, Kurti ka përmendur policët Enver Zyberi dhe Afrim Bunjaku, të cilët janë vrarë nga bandat kriminale serbe në veri.

Ai ka thënë se policia e Kosovës është sulmuar shpesh, por çdo herë ka dal fitimtare.

“Jemi këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës. Dua të theksojë heroin Enver Zyberin dhe Afrim Bunjakun që ranë në detyrë. Policia e Kosovës është një forcë multietnike që u sulmua shpesh por gjithnjë doli fitimtare. Kemi dhimbje e pikëllim., kemi shumë mall, por kemi edhe krenari. Lavdi të gjithë policëve të Kosovës, të rënë në krye të detyrës”, ka thënë Kurti.

Related Articles