Organizatat e shoqërisë civile kanë bërë thirrje që të shfrytëzohet mundësia për të zhbllokuar Kuvendin e Kosovës.
Pak para seancën konstituive, organizatat kanë bërë thirrje te deputetët që ta përdorin me përgjegjësi këtë mundësi të fundit.
“Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ne – organizatat e shoqërisë civile – u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që ta përdorin me përgjegjësi këtë mundësi të fundit për të përmbushur detyrimin e tyre kushtetues dhe për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.
Dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik. Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit.
Kthimi në votimin e hapur për Kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç dhe i domosdoshëm për të mundësuar zhbllokimin institucional” – thuhet në një komunikatë.
Tutje, thuhet se një dështim tjetrër do ta thellonte krizën politike dhe do të prodhonte pasoja të rënda politike.
“Një dështim tjetër do të thellonte krizën aktuale dhe do të prodhonte pasoja të rënda politike, shoqërore dhe ekonomike për vendin. Prandaj, u bëjmë thirrje liderëve politikë dhe çdo deputeti që të veprojnë me maturi, përgjegjësi dhe në frymën e interesit publik”.