Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet për mërgimtarin që të dielën u hodh në Liqenin e Ujmanit, raporton Gazeta “Enigma”.
Shoqata për Kërkimi-Shpëtim ka njoftuar se është duke u bërë skanimi i zonës për gjetjen e 33-vjeçarit.
“Aktualisht po bëhet edhe skanimi i zonës nga policia, pasi që ne nuk kemi mundësi sepse nuk kemi pajisje”, thanë ata.
Tutje nga kjo shoqatë kanë njoftuar se “janë duke bërë mbushjen e bocave. Pasi të bëhet mbushja e bocave të oksigjenit do t’i vazhdojmë zhytjet”.