Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga ky muaj shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë, raporton Gazeta “Enigma”.
Murati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë prej 110 eurove për secilin punonjës.
“Nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë. Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025. Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin”, ka shkruar Murati.
Tutje ai ka theksuar se qeveria ku ai bën pjesë është e para që rriti pagat katër herë brend një mandati.
“Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave. Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110. Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit. Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit”, deklaoi ai. /Gazeta Enigma/