Policia ka njoftuar se dy persona e kanë marrë një vajzë dhe e kanë dërguar në një lokacion ku e kanë dhunuar.
Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Është raportuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë ankuesen femër kosovare dhe me pas të njëjtit e kanë dërguar në një lokacion tjetër dhe ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa viktima mbetet që të dërgohet në ekzaminimin mjekoligjor”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti ndodhi në Mitrovicë. / Gazeta Enigma.