Për 48 orë Kosova është në ankth, vendi u trazua nga 5 vrasje në qytete të ndryshme.
Pesë persona kanë mbetur të vdekur, kurse një burrë po lufton me jetën në QKUK, pasi mbeti i plagosur në Gjilan.
Kohëve të fundit Kosova nuk ka pasur qetësi, duke rikthyer çdo herë debat dhe reagime të ashpra publike mbi sigurinë, drejtësinë dhe gjendjen sociale të vendit.
Ngjarja më e fundit u shënua mbrëmjen e së hënës në Hajvali të Prishtinës, ku një 41-vjeçar u vra me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje të dyshuar në komunikacion.
Policia e Kosovës konfirmoi se viktima ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet.
Të dielën, ndodhi një vrasje e trefishtë në qendër të Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir. Më vonë vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në spital.
I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është Mefail Shkodra, i cili bashkë me dy djemtë e tij ndodhet ende në arrati.
Lidhur me këtë vrasje të trefishtë, janë suspenduar katër zyrtarë policorë.
Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) .
“Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”, thuhet në komunikatë.
Mbrëmjen e 10 gushtit në Prizren, një person u ther për vdekje me thikë në lagjen “Tusuz”. I dyshuari është arrestuar nga Policia.
Por, cilat janë shkaqet kryesore që po çojnë në rritjen e rasteve të vrasjeve në Kosovë?
Eksperti I Sigurisë Bedri Elezi thotë se performanca e dobët e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë ka pruar Kosovën në këtë gjendje alarmante të rrezikshme.
“Siguria publike në Republikën e Kosovës duket se është një ndër problemet me serioze dhe krejt kjo për shkak të përformancës së dobët të institucioneve të zbatimit të ligjit siç janë ato të sigurisë dhe drejtësisë, kemi pas rast me e pa se si Prokuroria në Gjilan, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj personit që ka kryer një krim të rëndë vrasjen e 3 presonave dhe plagosjen e një personi tjeter, vrasjet e tilla duket që janë të organizuara sepse janë përfshirë edhe dy djemt e tij. Gjithashtu ka pasur probleme që lidhen me posedimin e armëve pa leje nga persona incompetent të cilët vetë inkompetenca e tyre shkakton probleme serioze në aspektin e sigurisë ngase posedimi I armëve nga persona të tillë shkakton vazhdimësi dhe situata të cilat përfundojnë me humbje jetësh. Realisht, bazuar në të gjitha këto gjëra që janë publike sa I përket fushës së sigurisë ne urgjentisht duhet të ndërmarrim veprime sa I përket reformave serioze në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë”, tha Elezi për Enigmën.
Tutje, eskperti theksoi se bashkëpunimi mes Prokurorisë së Kosovës, Policisë dhe Gjykatës nuk është në nivel.
“Bashkëpunimi mes Prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës së Kosovës nuk është në nivelin e duhur sepse ky mekanizëm që fillon me ndjekjen penale deri tek dënimi final nuk është I duhur ngase kemi pas raste ku dënimet janë të buta dhe janë një lloj inkurajimi ndaj qytetarëve të Kosovës që të ndërmarrin vepra të tilla penale. Një reform e nevojshme është duke filluar nga Policia e Kosovës, sepse kemi raste ku zyrtarë të lartë nëpër regjione kanë qëndruar për një kohë të gjatë dhe janë aty për të kryer veprimet e tyre e në fakt të njejtin kanë pasur mundësi të ndikikimit dhe të ju japin hapësirë zyrtarëve potencial për të kryer veprime siç janë veprat penale qoftë mosveprim apo edhe keqpërdorim të pozitës zyrtare madje shumë raste ka që janë arrestuar apo suspenduar zyrtarë policor. Nga vet Prokuroria ka aktakuza të dobëta, në mungesë të qasjes së duhur, qoftë edhe të qëllimshme me lehtësu dënimin ndaj personave të caktuar për të cilët ka pasur një llojë ndikimi nga palë të treta. Qytetarët e kanë kuptuar se mundsia e blejrës së drejtësisë ekziston në Kosovë, përformancë e dobët e institucioneve, ku po ndodh edhe vetgjyqësia ku shume persona kanë përdorur vet edhe armët në mungesë të drejtësisë”, u shpreh Elezo.
Ndër të tjera, Elezi theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është alarmante dhe urgjentisht duhet të ‘zgjohen’ institucionet e drejtësisë dhe sigurisë.
“Ky duhet të jetë një alarm serioz dhe urgjent të ndërmerren këto veprime: 1. Reformë serioze në systemin e drejtësisë, 2. Të kemi matje reale dhe një konstatim të gjendjes faktike si dhe standardet apo konstatimin e rritjeve nga një periudhë në periudhën tjeter dhe fillimi I pikës 3 ku janë fushatat vetëdijësuese si dhe ndërmarrjen e mekanizmit që t’I vendosmi para përgjegjësisë të gjithë akteret përfshirë policët, gjuqytarët e prokurorët, si dhe të ushtrojmë dënime maksimale për personat që kryejnë vepra penale të tilla në mënyrë që çdo qytetarë ta kuptoj se në fund të fundit do të përballet ai me të gjitha veprimat që ka bërë e të mos përfitoj nga performance e dobët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë”, përfundoi Elezi./GazetaEnigma/