Përfundon ndeshja Drita – Steaua Bukuresht

Përfundon ndeshja Drita – Steaua Bukuresht

Është shuar ëndrra e Dritës për të marr pjesë në grupet e Europa League.

Kampioni i Kosovës është eliminuar në rrethin e tretë kualifikues, duke mos arritur të kaloj pengesën e quajtur Steaua Bukuresht

Skuadra rumune shënoi fitore 1-3 në ndeshjen e sotme e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, duke u kualifikuar në play-off me rezultat të përgjithshëm, 3-6.

Pjesa e parë e ndeshjes së sotme u byll me rezultat 0-2. Juri Cisotti shënoi golin e parë vetëm pas 25 sekondave lojë, ndërsa David Miculescu dyfishoi rezultatin në minutën e 18-të.

Veton Tusha me golin e shënuar në minutën e 54-të, tentoi ta kthente Dritën në lojë.

Por duke shfrytëzuar edhe epërsinë numerike në fushë, psai Rron Broja u përjashtua me karton të kuq, Steaua shënoi edhe golin e tretë, me anë të Dennis Politic, në minutën e 85-të.

Aventura e Dritës në garat evropian tashmë vazhdon në play-offin e Conference League.

Related Articles