Refuzohet certifikimi i Listës Serbe në KQZ

Refuzohet certifikimi i Listës Serbe në KQZ

Lista Srpska nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit sot në mbledhjen e KQZ-së.

Dy anëtarët e VV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër, dy të PDK-së abstenuan.

“Dy vota për, dy kundër dhe 7 abstenime, refuzohet certifikimi i partisë politike Lista Srpska dhe listës së kandidatëve të saj”, tha Radoniqi.

Gjatë mbledhjes, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kërkuan që të votohet kundër certifikimit të Listës Serbe.

Kurteshi tha se Lista Serbe ka trashëgimi terroriste.

E kemi një parti politike që ka trashëgimi terroriste dhe të tashme terroriste. Përveç kësaj ka elemnte të tjera, persona që kanë marrë pjesë edhe në sulme terroriste edhe në sulme të ndryshme. Kemi persona që punojnë kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë mes tjerash Kurteshi.

“Unë jam kundër certifikimit të Listës Serbe derisa nuk shihen të gjithë anëtarët e saj ku kanë pozita, cilat pozita i mbajnë në institucionet e shtetit të Serbisë dhe në institucionet paralele të shtetit të Serbisë në Kosovë”, tha Kurteshi.

Krasniqi i bëri apel edhe PZAP-së që të lejonte të sillte “përmbajtje kriminelësh”.

“Ekzistojnë dokumente dhe dëshmi të sjellura nga institucionet e sigurisë së Kosovës që vërtetojnë faktet e mundshme për persona konkret që janë pjesë e strukturave parallale që janë shpall organizata terroriste, persona që janë në arrati dhe në kërkim nga organet e sigurisë dhe nëse ne lejojmë, dhe në këtë rast i bëjë apel edhe PZAP-së, që nëse edhe ata rasisht lejojnë ta rikthejnë Listën Serbe këtu për certifikim me këtë përmbajtje skandaloze prej kriminelësh, jo të paktë, brenda të konfirmuar me dëshmi, atëherë le të dihet që këtu është duke u bërë një lloj puçi edhe ndaj vet shtetit, prej vet disa organeve e institucooneve që do duhej ta ndihmonin shtetin për me spastru prej individëve me aktivitet kriminal edhe tash kur po flasim”, tha Krasniqi.

“Andaj kërkoj që mos ta certifikojmë Listën Serbe, të votojmë kundër, dhe zyra natyrisht i ka të gjitha dokumentet ku vërehet që ka kandidatë të cilët i dijmë”, tha ai.

“Këtu ka të bëjë me vet karakterin e këtij subjekti, është dorë e zgjatur e regjimit të[ Vuçiqit këtu, dhe e strukturave kriminale të Beogradit por edhe këtu që funksionojnë me një qëllim, ska të bëjë aspak me interesit e serbëve këtu, por me interesat e Vuçiqit, me i luftu institucionet e Kosovës”, tha anëtari i VV-së në KQZ.

Nga PDK, Arianit Elshani tha se do të abstenojnë votimin për certifikimin e këtij subjekti. Ai tha se derisa nuk ka veprime konkrete nga institucionet e sigurisë që të tregojnë qartë rrugën që duhet ndjekur, si PDK do të abstenojnë.

“PDK ka abstenuar nga votimi për certifikimin e Listës Serbe. Andaj nuk jemi për certifikimin, por abstenojmë derisa nuk kemi veprime konkrete nga instituconet tjera të sigurisë të cilat na tregojnë qartë rrugën që duhet të ndiqet për këtë subjekt. Është temë që përsëritet tash e sa kohë, s’dëshirojmë të bëhemi pjesë e një lufte mediale për këtë temë, konsiderojmë që rruga duhet të jetë institucionale në raport me Listën Serbe”, tha Elshani.

Related Articles