Supremja e rrëzon ankesën e kandidatit të PDK-së për Kryetar të Deçanit, nuk certifikohet

Supremja e rrëzon ankesën e kandidatit të PDK-së për Kryetar të Deçanit, nuk certifikohet

Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën kandidatit të PDK-së për Kryetar të Deçanit, Korab Mushkolajt, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ai ishte ankuar në PZAP pas refuzimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruesit Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Kryetar të Komunës së Deçanit, e paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të refuzimit për certifikim të kandidatit, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datë 12 tetor 2025”, thuhet në njoftim.

Related Articles