Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend

Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend

Ka dështuar seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe ish-deputetëve Donika Kadaj dhe Pal Lekaj, të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016, raporton Gazeta Enigma.

Të akuzuarit përballen me veprën penale “armëmbajtje pa leje”, pasi sipas aktakuzës në shkurt të vitit 2016 kishin futur bombola me gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, gjatë kohës sa ushtronin funksionin e deputetit.

Në maj të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm për mungesë provash.

Por pas ankesës së Prokurorisë, Gjykata e Apelit në tetor 2022 e rrëzoi vendimin dhe urdhëroi rigjykim të plotë të çështjes.

Ky rast kishte nxitur reagime të mëdha publike dhe politike në atë kohë, pasi hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend ishte bërë si formë proteste ndaj proceseve të brendshme politike, përfshirë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe dialogun me Serbinë.

Seanca e sotme pritet të mbahet në prani të të akuzuarve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë.

Related Articles