Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve atje janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19.
Sipas komunikatës për medie, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes në 24 orë.
Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.