Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi, paguhej 700 euro në muaj për të spiunuar tek BIA serbe

Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi, paguhej 700 euro në muaj për të spiunuar tek BIA serbe

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari për veprën penale “Spiunazh”, raporton Gazeta Enigma.

I pandehuri H.S., akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.

Sipas aktakuzës, H.S., më 22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në “ISIS”, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata. Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihe

Related Articles