Deklaratat e fundit të presidentës, Jasharaj: Gjendja në shkollat publike nuk është aq e mjerë

Deklaratat e fundit të presidentës, Jasharaj: Gjendja në shkollat publike nuk është aq e mjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit të ndodhur së fundmi në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, duke ngritur shqetësime të thella për gjendjen e infrastrukturës dhe sigurisë në këtë institucion arsimor.

Në një deklaratë publike, Osmani tha se gjatë pesë viteve sa vajzat e saj kanë ndjekur mësimet në këtë shkollë, ato janë përballur me një sërë problemesh serioze, të cilat, sipas saj, reflektojnë neglizhencën institucionale ndaj arsimit fillor, shkruan Gazeta Enigma.

Në lidhje me këtë reagoi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se  BASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë.

 “Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës  nuk është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është. Probleme me kanalizimin,  me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes  janë gjithë këto  probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga  ai institucion arsimor dhe i ka dërguar  në një institucion shkollor privat. Nëse  cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë  atëherë përfaqësuesit  e lartë të  institucioneve  nuk mjafton të flasin e tregojnë  pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor”, ka thënë Jasharaj.

Reagimi i plotë:

Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës  nuk është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është

Probleme me kanalizimin,  me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes  janë gjithë këto  probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga  ai institucion arsimor dhe i ka dërguar  në një institucion shkollor privat. Nëse  cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë  atëherë përfaqësuesit   e lartë të  institucioneve  nuk mjafton të flasin e tregojnë  pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor.

Probleme  me kanalizimin e tualetet  mund të ndodhin kohë pas kohe, por ato evitohen . Sa i takon rrymës  dhe ujit shkolla ndan fatin me rrethin ku vepron si institucion arsimor. Pra, nuk ka raste kur rryma e uji  dhe nxehja i ndalen  me qëllim vetëm shkollës , po ndërprerja për cilat do arsye qofshin  përfshinë edhe banesat  e shtëpitë  në atë lokalitet.

E nderuar Presidente SBASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është.  Institucionet qendrore nuk kanë bërë detyrën e tyre me qëllim që të ndahen mjete  në shumën  duhur që shkollat tona të jenë të shekullit 21 me mjete pune dhe ambiente  e jo të punohet ende me shkumës e shpuzë e me tekste shkolloret dëmtuara e stërvjetruara.

Nuk është zgjidhje e mirë që udhëheqësit fëmijët e tyre t’i dërgojnë në institucione private arsimore  që punojnë në kushte shumë të mira e të lihen qindra e mijëra fëmijë  të arsimohen në aso kushte  që ju i  keni cekur.  Institucionet  qendrore  duhet të bëjnë shumë më tepër për arsimin publik  sepse këtë e kanë obligim./GazetaEnigma

Related Articles