Zyrtare: SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovë

Zyrtare: SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta që ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në qëllimin e përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e përbashkët ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Dialogu strategjik mes dy vendeve, sipas ambasadës, ishte planifikuar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë.

Në deklaratë, SHBA-ja thekson se shpreson të rikthejë këtë proces në të ardhmen, kur të jenë krijuar kushtet e përshtatshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles