Shqiptarët, mbështetës të protestës në Hagë, veçse kanë mbërritur para Gjykatës Speciale, atje ku në Dhomat e Specializuara po gjykohen luftëtarë të UÇK-së.
Protestuesit dëgjohen duke thirrur njëzëri: “President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, në një protestë të paparalajmëruar. Sakaq, autoritetet holandeze janë parë në vendin e ngjarjes.
Protesta zyrtarisht nis nga ora 14:00, e cila po zhvillohet për të kundërshtuar Gjykatën Speciale, dhe për t’i dalë në mbrojtje luftës çlirimtare të Kosovës.