Ka përfunduar sot protesta masive në Hagë kundër padrejtësive në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale, ku morën pjesë qindra mijëra shqiptarë nga e gjithë bota.
Protesta u mbajt në një atmosferë paqësore, me thirrje të fuqishme për ndalimin e padrejtësive ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të tjerë që po gjykohen atje.
Në kulmin e protestës, para turmës performoi edhe këngëtari atdhetar Arif Vladi, i cili emocionoi pjesëmarrësit me këngë për lirinë dhe sakrificën e shqiptarëve.
Kjo protestë dëshmoi solidaritetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve dhe vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe respekt për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.