Rutte: Shqipëria është aleate e palëkundur

Rutte: Shqipëria është aleate e palëkundur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Shefi i NATO-s  e vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Shqipëria është aleate e palëkundur, ajo do arrijë 2% e shpenzimeve ushtarake. Na duhet një bazë më ë fortë industriale e NATO.  Ju po ndihmoni shumë edhe për Ukrainën”.

“Ju po merrni pjesë me forcat euroatlantike ne Letoni, jeni prezente përmes KFOR në Kosovë. Dua t’ju falënderoj shumë që jeni aleat i palëkundur. NATO mund të mbështete te Shqipëria dhe ju e dini që Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet te NATO. Faleminderit për gjithçka që po bëni për NATO”, ka thënë ai.

Related Articles