Rriten rastet e spiunazhit në Kosovë – Ekspertët: Alarm për organet e sigurisë

Rriten rastet e spiunazhit në Kosovë – Ekspertët: Alarm për organet e sigurisë

Rastet për spiunazh në territorin e Republikës së Kosovës, kanë shënuar rritje së fundmi, raporton Gazeta “Enigma”. Persona në institucione të sigurisë, e poashtu edhe qytetarë të rëndomtë, janë arrestuar së fundmi nën dyshimin e veprës së spiunazhit, vepër kjo që cenon drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se duhet të kemi besim te organet e sigurisë, teksa theksohet edhe nevoja për përmirësim në këtë sektor.

Gazeta Enigma ka raportuar të martën se në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u mbajt seancë dëgjimore ndaj të dyshuarës Jelena Gjukanoviq, punonjëse e OSBE-së.

Gjukanoviq dyshohet se ka përcjellë informacione tëdokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues dhe sigurinë institucionale të Republikës së Kosovës te Aleksandar Vllajiq, i identifikuar si agjent rezident i Agjencisë së Sigurisëdhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Gjatë seancës, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë për këtë vepër.

Dyshimet për spiunazh edhe brenda organeve të sigurisë

Tjetër rast shqetësues për sigurinë e vendit, është edhe arrestimi i dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës të hënën, të cilët janë suspenduar nga detyra, pas dyshimeve serioze për përfshirje nëveprimtari të kundërligjshme, përkatësisht në veprën penale të  spiunazhit.

Hetimet po zhvillohen në fshehtësi të plotë, me qëllim të verifikimit të dyshimeve se veprimtaria e tyre mund të ketëcenuar hetime tepër sensitive të Policisë së Kosovës, përfshirë ato që lidhen me krimet e luftës.

Po ashtu për dyshimet e së njëjtës vepër, është arrestuar edhe togeri i Policië, Bojan Jevtiq.

Ai ishte arrestuar më 17 korrik të këtij viti.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale tëPolicisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera.

Tutje shtohet edhe se, IPK pati rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit tëoperativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu iBardhë”.

Tjetër rast shqetësues është aktakuza ndaj Hysri Selimit përveprën penale “Spiunazh”, e ngritur javën e kaluar.

I pandehuri Selimi akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri nëmomentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë s njohur si BIA.

“Sipas aktakuzës H.S., më 22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste ‘ISIS’. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operoninata.

Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut përpjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjellinformata tjera të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin Hysri Selimi deri në 700 euro në muaj.

Muajin e kaluar bëri bujë edhe arrestimi i një piloti kroat i forcave ajrore kroate dhe e dashura e tij A.M e nacionalitetit serb nga qyteti i Mitrovicës, nën dyshimet për spiunazh.

Në këtë operacion të arrestimit të tyre ishte përfshirë edhe Europoli.

Hetuesit dyshojnë se piloti ushtarak i jepte sekrete partneres së tij, dhe ajo ia dërgonte ato Listës Serbe.

“Performancë e dobët e inteligjencës kosovare”

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, tha për Gazetën “Enigma” se rastet e fundit të spiunazhit janë tregues se ky është një problem mjaft serioz në vendin tonë.

“Spiunazhi në Republikën e Kosovës së fundmi ështëkonsideruar si një problem mjaft serioz. Ky problem ështëkonstatuar edhe për shkak të arrestimeve të fundit që jane bërënga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat me arrestimin e personave të dyshuar për veprën e “Spiunazhit” dëshmojnë se Kosova është prekur nga ky fenomen, i cili prekdrejtpërdrejtë sigurinë kombëtare të vendit. Në kuadër të veprimeve të institucioneve sa i përket në kuadër të luftëskundër spiunazhit, janë arrestuar persona të cilët dyshohen se kanë pasur aktivitete në organizma ndërkombëtar siç është OSBE, me çka e bën edhe më shqetësuse situatën e sigurisëkombëtare”, tha ai,

Ai tha se është shqetësues fakti se shteti kroat arrestoi dy persona për spiunazh, ku njëri prej tyre është shtetas i Kosovës, rast për të cilin Kroacia nuk ndau informacione me organet e sigurisë së vendit.

“Ne kemi një shqetësim në lidhje me performancën e institucioneve të sigurisë sa i përket spiunazhit. Shteti kroat arrestoi dy të dyshuar, dhe një i arrestuar është shtetas i Republikës së Kosovës nga komuniteti serb. Fakti që të njëjtit kanë kryer veprën në Kosovë dhe nuk janë hetuar nga organet e sigurisë në vend, lë për të kuptuar që Kosova nuk ka një performancë të duhur të inteligjencës së saj kundër spiunazhit. Kroacia nuk i ka besuar institucioneve të Kosovës duke mos i ndarë informacionet paraprake lidhur me dyshimet për spiunazh të cilat i kanë pasur dhe në bazë të cilave edhe i kanë arrestuar të dyshuarit.Është mjaft shqetësues kur një shtet mik nuk ndan informacion për një ngjarje kaq të rëndë, dhe vepron duke pasur parasysh sigurinë kombëtare të vendit tjetër, në këtë rast, të Kosovës.”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se Kosova po tregon një performancë të dobët të inteligjencës së saj dhe se kjo është alarmuese.

“Ne mund ta konsiderojmë Kosovën si një shtet me një performancë të dobët të inteligjencës së saj dhe se ky rast alarmon padyshim organet e sigurisë për të ndërmarrë veprime te nevojshme dhe urgjente në lidhje me informacionet eventuale për këtë vepër penale. Kosova aktualisht nuk po tregon që ka kapacitete profesionale për tu përballur me probleme të natyrës së luftës speciale të spiunazhit dhe se duket që ka shumë nevoj që të shtoj besimin tek organet e sigurisë tek vendet mike”, përfundoi Elezi.

Eksperti i Sigurisë Kombëtare, Drizan Shala, tregoi rreziqet që kanosen për sigurinë e vendet nga spiunazhi.

“Spiunazhi përbën një kërcënim të lartë dhe multidimensional për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ai synon jo vetëm ndryshimin e informacionit teknik ose operacional, por edhe minimin e besueshmërisë institucionale dhe stabilitetit politik”, theksoi ai.

“Në praktikë, efektet kryesore janë: humbje e avantazhit operacional (informacion për patrullime, struktura operative, ose kapacitete), cenim i integritetit të programeve të mbrojtjes dheinteligjencës (komprometim burimesh njerëzore dhe teknike), dhe dobësim i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë përshkak të humbjes së besimit”.

“Për një shtet në fazë se përmbylljesse konsolidimit, siç është Kosova, rrjedhjet afatgjata të informacionit mund të çojnë në pasoja disproporcionale: dështime të operacioneve, rritje të efikasitetit të veprimevekundërshtare dhe intensifikim të fushatave të dezinformimit qërrënojnë mbështetjen publike për institucionet. Prandaj institucionet tona ato që trajtojn informacionin janë nëdëshmuar që kontrollojnë dhe menaxhojnë situata të tilla qëcenohet siguria kombëtare”, u shpreh Shala.

Tutje, Shala tha se AKI-ja ka ruajtur në nivel të qëndrueshëm performancën operative dhe se ajo mbetet e aftë të përballet me sfidat komplekse të sigurisë.

“AKI funksionon me protokolle të rrepta sigurie dhe procedura të standardizuara për menaxhimin e informacionit të klasifikuar, dhe nuk ka regjistruar dështime operative të cilat të kenëkomprometuar në mënyrë të papërballueshme efikasitetin e përgjithshëm të shërbimit. Strukturat e kontrollit të aksesit, arkivimit dhe forenzikës dixhitale janë të implementuara dhe të monitoruara në mënyrë të vazhdueshme; çdo incident operacional trajtohet me procese të standardizuara për izolimdhe rimëkëmbje, duke minimizuar ndikimin në operacione”, shtoi ai.

Më tëj, eksperti tregon se si ndikon spiunazhi tek stabiliteti politik dhe siguria rajonale.

“Ndikimi është dypalësh: brenda vendit dhe në shkallë rajonale. Brenda për, zbulimet e spiunazhit përkeqësojnë polarizimin politik, ulin besimin publik në institucione dhe mund të përdorennga aktorë politikë për të instrumentalizuar rastet në fushata diskreditimi, shkarkime ose për të justifikuar masa emergjente që dobësojnë kontrollin civil”, shtoi ai.

Ai thekson se në rajonin e Ballkanit, ku ndjeshmëritë etnike dhe territorialejanë të larta, përhapja e të dhënave të ndjeshme mund tëshkaktojë efekte dominos: rritje të incidentëve në terren, tensionim të marrëdhënieve bilaterale dhe dështim tëmekanizmave rajonalë të menaxhimit të krizave.

Eksperti sqaron edhe se sa është e gatshme Kosova që të i bëjë ballë një lufte informative.

“Gatishmëria aktuale është e ndërmjetme: ekzistojnë bazainstitucionale dhe partnerë ndërkombëtarë që ofrojnëmbështetje, por kapacitetet brenda shtetit për të menaxhuar njëpërballje të intensifikuar me luftë informative dhe operacione tësofistikuara mbeten të kufizuara”, thekson ai.

Sipas tij, rastet e fundit kanë shërbyer si sinjal alarmi për tu forcuar edhemë shumë në këtë sektor.

“Pra spiunazhi mbetet një kërcënim serioz, por rastet e fundit nuk e kanë cenuar thelbin e sigurisë kombëtare. Përkundrazi, ato kanë shërbyer si sinjal alarmi dhe si mundësi për të forcuar më tej rezistencën institucionale”.

“Kosova ka kapacitetin, partneritetet dhe vullnetin për të mbyllur çdo boshllëk përmes reformave operative, teknike dhe ligjore. Me këtë qasje, jo vetëm që garantohet mbrojtja e informacionit strategjik, por edhe rritet besueshmëria e shtetit në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, përfundoi ai.

/ Gazeta Enigma/

Related Articles