Rasti Thaçi dhe të tjerët – Pritet konstatim gjyqësor i disa fakteve të shqyrtuara në rastin e Pjetër Shalës

Rasti Thaçi dhe të tjerët – Pritet konstatim gjyqësor i disa fakteve të shqyrtuara në rastin e Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specialzuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është pranuar kërkesa e Mbrojtësit të viktimave që i kërkonin trupit gjykues të bënte konstatim gjyqësor të disa fakteve të shqyrtuara në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës për krime lufte, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, i cili theksoi se vendimi u mor më 16 shtator.

Ai tha se Mbrojtja e viktimave i gjykonte relevante dëmin e shkaktuar ndaj viktimave pjesëmarrëse në çështjen ndaj Thaçit Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

“Ndër faktet e shqyrtuara në çështjen e Pjetër Shalës përfshihet edhe fakti se të ndaluarit në fabrikën e metalit në Kukës pësuan lëndime afatgjata fizike dhe mendore, si: lëndime në kokë, djegie, bërryl të thyer, dhëmbë të thyer, dhimbje të madhe të vazhdueshme në trup, ndjenjat e turpit, frikës dhe cenueshmërisë, dhe çrregullim të stresit pastraumatik, përshirë makthe, fanitje dhe kujtime të pavullnetshme”, tha ai.

Përveç kësaj, ai njoftoi se sipas rregullores,  Trupi Gjykues në një çështje, kur është në interes të kryerjes së shpejtë dhe të drejtë të gjykimit, mund të bëjë konstatim gjyqësor të fakteve të shqyrtuara në procese të tjera të DhSK-së në procese të përfunduara në gjykata të tjera në Kosovë, ose në sisteme gjyqësore të tjera, që kanë lidhje me aspekte që po shqyrtohen në procesin aktual, për sa kohë që ato nuk kanë të bëjnë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve të paraqitura në aktakuzë.

Një ditë më përpara, në rastin e Hashim Thaçit kundër administrimit të drejtësisë është miratuar një kërkesë e të njëjtit për ti dhënë trupit gjykues në gjykimin për krime lufte të gjithë dëshmitarët që po jepin dëshmi në të dy çështjet.

“Kjo do të ndihmonte Mbrojtjen e Thaçit në përgatitjen e një kërkese për disa ndryshime në protokollin e kontaktit me dëshmitarë, gjë që do të ndihmojë Mbrojtjen në kryerjen e hetimeve të saj. Gjykatësja e Procedurës Paraprake vuri në dukje se Prokuroria nuk e kundërshtoi kërkesën dhe se dhënia e informacionit nuk bënte të nevojshme heqjen e masave mbrojtëse për dëshmitarët”, tha Doyle.

Related Articles