Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, po përfundon mandatin e tij nq Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Në pritjen e organizuar me rastin e lamtumirës së tij, ku mori pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Rohde deklaroi se përvoja e tij në Kosovë ishte “e paharrueshme”.
“Mirënjohës për pesë vitet kuptimplotë, Ambasadori Jörn Rohde shprehu vlerësimin e tij të thellë për mbështetjen që mori dhe lidhjet që u ndërtuan gjatë viteve të kaluara në një pritje në rezidencë të mërkurën. Si e ftuar speciale, Presidentja Vjosa Osmani theksoi gjithashtu lidhjen e fortë që u krijua dhe marrëdhënien e ngushtë që Gjermania dhe Kosova kanë vazhduar gjatë viteve të kaluara. Edhe pse misioni zyrtar i Ambasadorit Rohde përfundon javën tjetër, ai premton ta mbajë Kosovën afër zemrës së tij dhe të qëndrojë i lidhur”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Duke reflektuar mbi pesë vitet e kaluar në vend, ambasadori foli për mikpritjen që ka përjetuar, për bukuritë e natyrës që ka eksploruar në ecjet malore dhe për emocionet në fushën e futbollit, ku veçoi fitoren e fundit të Kosovës kundër Suedisë.
Ai përmendi me krenari edhe lojtarët e lindur në Gjermani që zgjodhën të përfaqësojnë rrënjët e tyre kosovare.
Në fjalën e tij, Rohde vlerësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë: