Rrokulliset traktori në bjeshkët e Istogut, një person dërgohet në QKUK

Rrokulliset traktori në bjeshkët e Istogut, një person dërgohet në QKUK

Këtë të hënë ka nodhur një incident në bjeshkët e Istogut, ku është rrokullisur një traktor, i cili e ka zënë për person, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se personi të cilin e ka zënë traktori, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Pejës, e më pas në QKUK.

“Rreth orës 16:05 policia është njoftuar se në bjeshkët e Istogut në vendin e quajtur Starasellë është rrokullisur një traktor, ku shoferi ka mbetur nën të. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, autoambulaca dhe mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Tutje ai ka shtuar se “për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për ta nxjerrur shoferin ka intervenuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit”.

“Ai është dërguar fillimisht në Emergjencën e Pejës, ndërkaq më vonë me udhqzim të mjekut është dërguar për në QKUK”, tha ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles