Bastisje në tri lokacione, konfiskohen armë, para, e pasaportë serbe

Bastisje në tri lokacione, konfiskohen armë, para, e pasaportë serbe

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka zhvilluar një operacion në tri lokacione në kryeqytet dhe Fushë Kosovë,  ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, para dhe pajisje të ndryshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Në raportin 24-orësh, thuhet se gjatë bastisjeve janë konfiskuar një armë zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, 58 fishekë, katër telefona, pajisje DVR, 3920 euro para të gatshme, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë dhe një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, shtetas kosovarë/shqiptarë  të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Related Articles