Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton në New York, raporton Gazeta “Enigma”.
Osmani përmes një postimi në Facebook tha se bashkë me Clintonin ndau rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri më sot.
“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar presidentja.