Olta Xhacka zgjedhet Zëvednës Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Olta Xhacka zgjedhet Zëvednës Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Shqipëria ka fituar një përfaqësim të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përmes një vendimi unanim.

Deputetja shqiptare, Olta Xhacka, është zgjedhur në postin e Zëvendëspresidentes së këtij institucioni prestigjioz.

Xhacka këtë e bëri të ditur edhe përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se ky është një mesazh i fortë besimi se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion.

Postimi i plotë në Facebook:

“E nderuar për besimin që mu dha sot, përmes zgjedhjes në unanimitet, si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimii se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion.

Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”.

Related Articles