Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it.
Këto shqetësime i janë thënë Albin Kurtit, na tha zëdhënësi – dhe, për më tepër, “ia kemi bërë plotësisht të qartë pozicionin e ShBA-së”.
“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale.
“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdesa, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdesa. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, shtoi zëdhënësi i DASh-it.
Çka deklaroi Kurti në SHBA?
Gjatë vizitës së tijnë Shtete të Bashkuara të Amerikës duks folur para një grupi nxënësish, Kurti u lëshua në vlerësime – që gjerësisht u panë për skandaloze – se ShBA është kundër sundimit të ligjit dhe sovranitetit në veri të vendit – dhe për rrjedhojë e kësaj kundërshtie suspenduan pa afat Dialoguh Strategjik Kosovë – ShBA.
Dhe kjo, sipas tij, duke e mbajtur të kënaqur Serbinë në kurriz të Kosovës, për ta tërhequr nga Federata Ruse. Dhe kjo – tha ai – “më falni për sinqeritetin, nuk duhet të jetë problemi im”.
“ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial.
Disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.