Formacionet zyrtare, Barcelona – PSG

Formacionet zyrtare, Barcelona – PSG

Barcelona dhe Paris Saint-Germaini do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Në atë që shumëkush e ka menduar që duhet të ishte finalja e vitit të kaluar në këtë garë, do të përballen dy ekipe me një stil identik.

Nga kampi i Barcelonës tashmë kanë rikuperuar yllin Lamine Yamal, teksa PSG-ja do të vuajë mungesat e Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue.

Lajm i mirë, sidoqoftë, për parisienët është fakti se ata rikuperuan në minutën e fundit mesfushorin Fabian Ruiz, i cili po ashtu ishte në dyshim për këtë sfidë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte vitin e kaluar në çerekfinale, ku PSG-ja avancoi tutje pasi kishte fituar me rezultat të përgjithshëm 6-4 pas dy ndeshjeve.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Szczesny, Kounde, Garcia, Cubarsi, Martin, De Jong, Pedri, Yamal, Olmo, Rashford, Torres.

PSG: Chevalier, Mendes, Pacho, Zabarnyi, Hakimi, Neves, Vitinha, Ruiz, Barcola, Mayulu, Mbaye.

Related Articles