Bajrami: Banka Botërore ua rrëzon propagandën deputetëve uzurpatorë të zyrave të Qeverisë

Bajrami: Banka Botërore ua rrëzon propagandën deputetëve uzurpatorë të zyrave të Qeverisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke u bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore, sipas së cilës Kosova renditet si vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Bajrami akuzon deputetët e mazhorancës për “uzurpim të zyrave të shtetit” dhe për “propagandë boshe” sa i përket zhvillimit ekonomik, përcjellë GazetaEnigma.

“Derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: “Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.A po e kuptoni?Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës.Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”, ka shkruar Bajrami./GazetaEnigma/

Postimi i plotë:

Related Articles