Termokosi është në përfundim të përgatitjeve për fillimin e ngrohjes për të gjithë konsumatorët.
Kështu deklaroi zëdhënësja Afërdita Uka.
Uka deklaroi se ndërmarrja është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e zezonit të 2025-2026.
“Janë në përfundim përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë. Jemi në kordinim të ngushtë me KEK-un dhe tashmë është bërë kërkesa për furnizim me energji termike. Pra, ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, ne jemi të gatshëm që të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e sezonit të ri ngrohës 2025/2026”, tha ajo.
Sipas afatit ligjor sezoni i ngrohjes nis nga 15 tetori.