Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar edhe sivjet subvencionimin e energjisë elektrike për familje të cenueshme, raporton Gazeta Enigma.
Familjet që i plotësojnë kritetet do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike i cili bëhet direkt në faturë duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë.
Subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka njoftuar se për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro. / Gazeta Enigma.