Kryetari i FFK-së merr pozitë në FIFA

Kryetari i FFK-së merr pozitë në FIFA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë një pozitë në shtëpinë e futbollit botëror, FIFA.

Kështu ka njoftuar të martën mbrëma Federata e Futbollit e Kosovës.

“Komiteti për Marrëdhënie Institucionale ka një rol kyç brenda strukturave të FIFA-s. Ai këshillon dhe ndihmon FIFA-n në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me institucionet më të larta ndërkombëtare, si: Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe agjencitë e saj si UNESCO e UNICEF, organizatat qeveritare dhe joqeveritare në mbarë botën, si dhe shoqata të tjera ndërkombëtare të sportit”, shkruan FFK.

Kryetari Ademi ka theksuar se pozita në FIFA është privilegj, por edhe përgjegjësi.

“Jam i nderuar që do të kontribuoj në një komitet kaq të rëndësishëm të FIFA-s. Ky është një sukses për gjithë futbollin kosovar dhe një dëshmi se puna jonë po vlerësohet në nivelet më të larta ndërkombëtare”, ka thënë Ademi.

Related Articles