Presidentja Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Presidentja Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se të martën e ka takuar komandatin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e ka uruar Ulutashin për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it.

“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR.Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.

Postimi:

Related Articles