Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në orën 17:00, zhvillohet stërvitja e fundit e “Dardanëve”.
Nga ora 16:30 Franco Foda mban konferencë për media.
Kurse nga ora 20:00, është paraparë që në “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Sllovenisë të mbajë konferencë për media.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.