Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë në Kosovë më 15 tetor si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Sipas agjendës zyrtare të Komisionit Evropian, gjatë vizitës në Kosovë, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Kjo do të jetë ndalesa e dytë e saj në rajon, pasi më 13 tetor do të vizitojë Shqipërinë, duke nisur kështu turneun në vendet e Ballkanit Perëndimor.