Kurti flet për media nga spitali në Kroaci

Kurti flet për media nga spitali në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pasi ka vizituar të lënduarit në aksidentin që mori jetën e 10 mërgimtarëve në Slavenski Brod të Kroacisë.

Kurti ka falemnderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe stafin mjekësor të spitalit që kanë trajtuar të lënduarit në aksident. Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksident.

“Mirëmbrëma. Së pari dua që t’ju shpreh ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu ju shëroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjitha atyre që janë të lënduar rëndë dhe lehtë kjo është një ditë shumë e rëndë me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Me këtë rast dua të falenderoj kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmë e shpejtë, reagimin urgjent dhe trajtimin e pacientëve këtu në spital por edhe udhëtarëve këtë tjerë të cilat janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve. Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spital përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe falenderoj edhe menaxhmentin e spitalit dhe profesionistët shëndetësor për kujdesin e treguar dhe shërbimin e shkëlqyer. Këtu jam bashkë me tre ministrtat e qeverisë sonë. Për të qenë pranë këtyre udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia jonë dhe mirëqënia varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke ju falendëruar solidaritet këtu bashkë do ja dalim më lehtë andaj edhe një herë ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”, ka thënë ai.

“Shumica kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ky aksident tragjik. Duhet të fokusohemi në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situatë. Ju kam dëshiruar më të mirën. Që të pushojnë e të flejnë dhe u kam thënë se janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroatë”, shtoi ai.

Related Articles