Vazhdon numërimi i votave për asambletë komunale- Ja si qëndron tabela për Prishtinën

Vazhdon numërimi i votave për asambletë komunale- Ja si qëndron tabela për Prishtinën

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në disa komuna është duke vazhduar procesimi i votave nga vendvotimet, e në disa të tjera ka përfunduar.

Në Prishtinë janë procesuar votat nga 254 vendvotime, prej 268 sa janë gjithsej.

Sipas tabelës aktuale, Lidhja Demokratike e Kosovës është e para me 27 mijë e 102 vota, Partia Demokratike e dyta me 21 mijë e 116 vota, pasuar nga VV-ja me 20 mijë e 169 vota.

Related Articles