Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit në terren, njësitë e Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një aksion kontrolli në një subjekt ekonomik në Prishtinë.
Gjatë kontrollit, në një nga bodrumet e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, e cila, pas hapjes, ka rezultuar të përmbajë një sasi të konsiderueshme telefonash të rinj të padeklaruar.
Subjekti në fjalë nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që vërteton origjinën apo importin e ligjshëm të këtyre pajisjeve.
Sipas të dhënave nga Dogana, janë sekuestruar gjithsej 41 pajisje të reja elektronike:Sipas të dhënave nga Dogana, janë sekuestruar gjithsej 41 pajisje të reja elektronike:
19 copë telefona mobil të mençur Samsung Galaxy A26 5G
21 copë telefona mobil të mençur Samsung Galaxy A16
1 copë tablet Samsung Galaxy Tab A9+ 5G
Sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore dhe është përpiluar dokumentacioni përkatës.