Superliga rikthehet sot me dy përballje interesante

Superliga rikthehet sot me dy përballje interesante

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, sot rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program janë dy ndeshje tejet interesante.

Kampioni në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës.

”Intelektualët” pas tetë ndeshjeve kanë grumbulluar 11 pikë dhe renditen në vendin e katërt, një pikë më hsumë se Malisheva e cila ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet mes Prishtinës së Re dhe Gjilanit.

Të dy skuadrat kanë nga 7 pikë, duke u renditur në pozitat e fundit të tabelës.

Related Articles