Janë publikuar pamje nga aksioni i Prokurorisë Speciale në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
“Jepi Zë”, ka ndarë imazhe nga bastistjet që Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovsës, po zhvillon në nëntë loakcione.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje të Rëndë; Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.