Xhudistja Nora Gjakova ia solli Republikës së Kosovës medajen e dytë të artë olimpike, shkruan faqja zyratre e MKRS-së, raporton Gazeta Enigma.
Nora mundi në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, në kategorinë -57kg. Pas fitores së medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova arrin një rezultat kulmor në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Nën drejtimin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vendi ynë arriti të stoliset me dy medalje olimpike, thuhet më tej në përshkrim të MKRS-së, ndërsa vlerëson dinjitoz përfaqësimin e xhudistëve të Kosovës në Tokyo 2020.