Arrestohet 34-vjeçari në Shtime, ia vodhi babi mbi 24 mijë euro

Arrestohet 34-vjeçari në Shtime, ia vodhi babi mbi 24 mijë euro

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar të martën për vjedhjen e 24 mijë e 800 eurove në banesën e babait të tij, në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime, gjatë periudhës kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor të këtij viti, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë pasi ankuesi, një shtetas i Kosovës që jeton dhe punon jashtë vendit, më 19 tetor kishte vërejtur mungesën e parave.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia nuk ka konstatuar shenja thyerjeje apo dëmtime që do të tregonin hyrje me forcë në banesë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, më 21.10.2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeç) – djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Related Articles